LIFESTYLE, 5 Shkurt 2018, 17:47

Të gjitha fotot e Kylie Jenner shtatzënë, që humbët këto 9 muaj

Të gjitha fotot e Kylie Jenner shtatzënë, që humbët

Prej 9 muajsh, Kylie Jenner arriti që të mbante të fshehtë shtatzëninë e saj të parë. 20-vjeçarja solli në jetën vajzën, më 1 shkurt.

Ditën e djeshme, ajo vendosi që t’i tregonte botës disa nga momentet e përjetuar gjatë pritjes së ëmbël.

Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, në video Kylie shfaqej e veshur “casual” dhe pa makijazh.

Duket se, kjo shtatzëni ka ndikuar shumë te personaliteti i saj, aq shumë sa nuk mund ta besojmë se “baby shower”-i ishte aq i thjeshtë.

E veshur me pizhame dhe shapka, Kylie pozonte para një sfondi të mbuluar me trëndafila rozë.

[gallery ids="65689,65688,65687,65686,65681,65682,65683,65684,65685,65680,65679,65678,65677,65676"]