AKTUALITET, 7 Prill 2021, 15:39

Jo vetëm Dua Lipa, dhe partneri i saj i tregon botës presidenten e re të Kosovës

Dua Lipa ka folur gjithmonë më krenari për vendin e saj. Figura të njohura publike treguan mbështetjen për Vjosa Osmanin, mes së cilëve dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore. Krahas një fotoje të sajën që publikoi në rrjete sociale, Dua shkroi:

“Urime Madamë Presidente. Sa e mrekullueshme të shikosh një femër në majë”. Ndërkohë, partneri i saj, Anwar Hadid ka treguar edhe njëherë se sa shumë e mbështet këngëtaren.

Dhe ia ka ndarë në Instastory një foto të Osmanit në detyrën e re, krahas së cilës shkruhet: “Kosova ka zgjedhur avokaten 38-vjeçare si Presidenten e re.”