TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit, ku janë ndërprerë fluturimet për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror.
Në një postim në rrjetet sociale, kryedemokrati i bën thirrje kreut të qeverisë Edi Rama, të “ndalë kërcënimet” dhe “ta ndërpresë menjëherë grevën”, ndërsa e drejton mbi të gishtin e akuzës për situatën e krijuar.
Reagimi i Bashës në Twitter
Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama.
Ai është i vetmi përgjegjës për këtë.
I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij.