TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta reagon sërish për pezullimin e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit, teksa i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi pak më parë si “një nga dy nxitësit e goditjes së çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e shtetit”.
Postimi i Ramës:
“Ilir, dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë! Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit! T’i harrosh të dyja!”
Por ,Presidenti Meta paralajmëron se do t’i përgjigjet qeverisë pasditen e sotme nga Vlora për çështjen e Aeroportit të Rinasit, “si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare”.
Reagimi i Metës:
Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare.
Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë.
Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm.
