AKTUALITET, 7 Prill 2021, 15:32

Rinasi i bllokuar, Rama gjen fajtorët: Grup i nxitur nga Saliu dhe Meta!

Rinasi i bllokuar, Rama gjen fajtorët: Grup i nxitur nga Saliu dhe Meta!
Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Twitter”, ka reaguar për situatën në aeroport. Rama shprehet se Ilir Meta është nxitës i goditjes së çmendur, duke shtuar se nuk do t'ia dalin. Sipas Ramës, grupi i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, Postimi i kryeministrit Edi Rama: Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin jo!