TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e të shtunës rreth orës 21.15 tre persona u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në hyrje të një restoranti të njohur në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit. Në këtë atentat të mirëorganizuar dyshohet se janë përfshirë disa persona ende të paidentifikuar.
Viktimat janë Endrit Alibeaj, 34-vjeç me precedent të mëparshëm kriminal, Arben Dylgjeri, 56 vjeç, që të dy banorë të qytetit të Elbasanit, nip dhe dajë, si dhe shtetasi Erdal Duranay, 51 vjeç shtetas polak me origjinë nga Turqia, i cili ishte bashkëshorti i një të afërmje të viktimave.
Pas këtioj atentati mafioz, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike për Elbasanin, Luçiano Boçi, i cili me anët ë një postimi në rrjetet sociale shprehet se “Kjo ndodh sepse vrasjet në Elbasan prej 5 vitesh, janë shndërruar në një ritual pa të cilin ditët nuk ndjekin dot njëra tjetrën.”
Sipas tij, “Nga qyteti i dikurshëm i luleve, Elbasani është shndërruar në qytetin e masakrave.
Nga qyteti i arsimit e dijes, në qytetin nyje të trafikut të heroinës e kokainës.
Policia me urdhërin e politikës, sa kësaj të fundit nuk i prekin votat, rri e vështron kërleshjen e jetëve që këputen në breshëritë e kallashnikovëve.”
Postimi i plotë:
Elbasan “i bukur”, Elbasan…
Masakra e prag vitit të ri në Elbasan zgjoi interesin mediatik të vendit, por akoma jo reagimin e një qyteti që fle e zgjohet me “muhabete” vrasjesh, prishjesh pazaresh, sherresh ekstreme.
Kjo ndodh sepse vrasjet në Elbasan prej 5 vitesh, janë shndërruar në një ritual pa të cilin ditët nuk ndjekin dot njëra tjetrën.
Nga qyteti i dikurshëm i luleve, Elbasani është shndërruar në qytetin e masakrave.
Nga qyteti i arsimit e dijes, në qytetin nyje të trafikut të heroinës e kokainës.
Policia me urdhërin e politikës, sa kësaj të fundit nuk i prekin votat, rri e vështron kërleshjen e jetëve që këputen në breshëritë e kallashnikovëve.
Vullneti i munguar politik e ka mbyllur atë “në kazermë”.
Jetët tashmë këtu quhen hesape.
Interesat milionëshe emërtohen sherre.
Gjobvëniet shihen si taksa.
Qyteti ndërkohë zhytet cdo ditë e më shumë në një varfëri skllavëruese të shpirtit të protestës.
Por ditët e reagimit po afrohen…
Elbasani kërkon t’i rikthehet qyteti!