AKTUALITET, 16 Mars 2021, 23:08

"Paga minimale 300 euro", Basha: Taksa e sheshtë 9%! Do të ulim çmimin e karburantit dhe energjisë…

"Paga minimale 300 euro", Basha: Taksa e sheshtë 9%! Do të

Kryedemokrati Lulzim Basha ka prezantuar programin ekonomik të PD, duke theksuar se ‘plani ynë është rritja e pagës minimale në 300 euro’.

Basha ka renditur një sërë vendimesh që do meren nga qeveria e tij pas 25 prillit, ku ndër të tjera është edhe vendosja e taksës 9% për bizneset prodhuese.

"Taksat e sigurimet shoqërore do t’i reduktojmë në 18%. Çmimin e karburantit do ta ulim duke e hequr taksën Rama 240 lekë për liter. Çmimin e energjisë për industrinë prodhuese po kështu do ta ulim. 20 mijë çifte do të përfitojnë pagesën e plotë të interesave nga shteti kur marrin hua për të blerë një banesë për familjen e tyre", shkruan Basha në Facebook.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Plani ynë është rritja e pagës minimale në 300 euro. Do të vendosim taksën e sheshtë 9% për bizneset prodhuese. Taksat e sigurimet shoqërore do t’i reduktojmë në 18%.

Çmimin e karburantit do ta ulim duke e hequr taksën Rama 240 lekë për litër.

Çmimin e energjisë për industrinë prodhuese po kështu do ta ulim. 20 mijë çifte do të përfitojnë pagesën e plotë të interesave nga shteti kur marrin hua për të blerë një banesë për familjen e tyre. Më 25 prill do të fitojnë familjet shqiptare, do të fitojë Shkodra, do të fitojë gjithë Shqipëria. #SHQIPERIAFITON