AKTUALITET, 23 Mars 2020, 22:56

“Jemi përpara fillimit të stuhisë”, Pipero: Kjo javë dhe tjetra do ketë rritje të numrit të të infektuarve, shpresoj që në prill të thyhen epidemia

“Jemi përpara fillimit të stuhisë”, Pipero: Kjo

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, ka thënë sot se Shqipëria është përball ‘stuhisë’ së COVID-19. Sipas Piperos java e tretë dhe e katërt është periudha ku koronavirusi shpërthen më së shumti, dhe Shqipqëria sa është futur në këtë pikë kritike.

“Unë kam një grafik të zhvillimit të sëmundjes. Në fillim të javës së tretë rritet numri i të prekurve. Kolegët nëpër botë, e quajnë fillimi i stuhisë. Në rast se shqiptarët i kanë zbatuar rregullat, numri i të prekurve është i ulët. Në këtë situatë është mjaft e vështirë ta parashikosh.”, u shpreh mjeku në emisionin “Open”.

Më tej ai bëri dhe një parashikim se në javën e dytë të prillit do këtë një zbutje të përhapjes dhe të masave po ashtu. “Fundi i marsi dhe java e prillit do të fillojë të thyhet epidemia. Unë besoj fort. Unë besoj se në javën e dytë të prillit masat do të zbuten. Kjo bazohet mbi studimet e epidemive të mëparshme. Ky është një virus respirator dhe nuk besoj se do t’i shmanget këtyre parashikimeve. Situata është shumë serioze por jo e rëndë”, tha Pipero.