AKTUALITET, 23 Mars 2020, 22:23

“S’ka shpjegim shkencor pse është fatal për moshat e treta”, shefi i Shërbimit të Mikrobiologjisë në QSUT: COVID-19 i trajton të gjithë njësoj

“S’ka shpjegim shkencor pse është fatal për moshat e

Ndonëse fataliteti është më i madh tek moshat e treta, vurusi i COVID-19 i trajton të gjithë njësoj. Kështu deklaroi në emisionin “Real Story”, shefi i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi.

Ai theksoi se duke u bazuar tek të dhënat e OBSH-së, mjeku pohoi se moshat e reja i kap më lehtë, ndërkohë që fëmijët poshtë 1 vjeç, me pak simptoma.

Balla: Ka ndërruar jetë një 18-vjeçar në Britani, në Shqipëri janë në fillimet e moshës së tretë. Pse në Shqipëri kjo po godet mosha jo mbi 80 vjeç si në Itali apo vende të tjera?

Koraqi: Është thënë që SARS COV-2 fataliteti është më i madh për moshat e treta por nuk ka asnjë shpjegim shkencor. Një shpjegim është sëmundjet shoqëruese, megjithatë virusi i trajton të gjithë njësoj dhe nuk bën dallime mes moshave të treta, të dyta dhe më të vegjlit. Statistikat janë se nuk preken fëmijët, ose e kalojnë shumë lehtë. OBSH ka nxjerrë një rekomandim që fëmijët mbi 1 vjeç preken më lehtë. nën 1 vjeç kanë një simpotamlogji më të rëndë. Por prapë bazohen mbi statistika.