AKTUALITET, 23 Mars 2020, 22:51

Rreziku i koronavirusit tek të rinjtë, kirurgu Prifti jep shifrat: 20% e të infektuarve në botë janë nën 45 vjeç, s’ka përjashtime moshe

Rreziku i koronavirusit tek të rinjtë, kirurgu Prifti jep shifrat: 20%

Kardio-kirurgu Edvin Prifti deklaroi se edhe moshat e reja janë të rrezikuara nga koronavirusi. I ftuar në emisionin “Opinion”, Prifti u shpreh se sipas shifrave të raportuara nga BE dhe SHBA, 20% e të shtruarve në terapi intensive nga COVID-19 i përkasin moshave nga 20-45 vjec.

“Sipas raportimeve sidomos të BE dhe SHBA kemi rritje të moshave të reja. Dje u shënua një vdekje e një 17-vjeçareje dhe sot në SHBA u paraqit një 12-vjeçare në stadet terminale të sëmundjes. Situata është e tillë që edhe në vendet e BE, ashtu si dhe në Kinë përqindja më e madhe është në moshat e treta, por ka filluar të rritet përqindja e pacientëve të rinj. Në SHBA dhe BE, 20 përqind në terapi instensive janë të moshës 20-45 vjec. Ndërkohë që 20% e atyre që kanë ndërruar jetë nga kjo sëmundja janë të moshës nga 40-64 vjec. Ka një rritje edhe në moshat e reja. askush nuk është i parrezikuar,”- shtoi më tej Prifti.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4.