TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e djeshme këngëtarja Eni Koçi postoi foto dhe video nga dasma e kunatit të saj. Sigurisht që lidhur me këto fot nuk mund të mungonin as komentet në fotot e postuar nga Eni.
Por, mes shumë komenteve pozitive pikas dhe një koment që dukes se nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares.
“Nuk e kuptoj… juve ‘vipave’ duhet patjetër të ju thuash se jeni te bukur???”-shkruan ndjekësja në profilin e Eni Koçit.
Pas këtij komenti, Eni Koçi nuk ka duruar pa i kthyer një përgjigje komentueses, ku i sqaron se ajo nuk e ka kërkuar asnjëherë këtë vëmendje dhe këto fjalë.
“Kush e ka thënë këtë gjë? Absolutisht që jo, por dhe njerëz që shkruajnë plot urrejtje jam e bindur që as ne “Vip-at” e as ndokush tjetër nuk i konsideron normal nga ana psikologjike. Kur dikush nuk të pëlqen thjesht nuk e ndjek, të pakten unë kështu veproj. Kur nuk më pëlqen dikush thjesht nuk merrem me të. Ta ndjekesh në instagram, ta fyesh dhe të humbësh kohën tënde të vyer me nje person qoftë i famshëm apo jo, do të thot që ky individ nuk ka asnjë punë më të mirë për të bërë në jetën e tij, por thjesht për dështimet në jetën e tij i ka faj e gjithë bota. Dhe une nuk mendoj që njerëzit klasifikohen në njerëz te bukur” dhe “njerëz të shëmtuar”- i përgjigjet Eni Koçi ndjekëses.
