TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Era Rusi ka ndarë një foto me Ylli Bakën, me të cilin ka bërë dhe bashkëpunimin e pëlqyer “Dasma ime”. Por, mes shumë komenteve një ndjekës kritikon këngëtarë që janë përfshirë në tallava.
“Nuk e di arsyen se pse kaluat te muzika popullore, por gjithsesi mua më duket veprim i gabuar. Muzika popullore dhe tallavaja mund të kenë përfitime monetare, por nuk kanë vlera të tjera. Tallavaja përfaqëson injorancën. Tallavaja është prapambetje e qartë,”- shkruan një komentues në profilin e Era Rusit.
Duket se këngëtares nuk i ka ardhur mirë që është përcjellë ky mesazh nga bashkëpunimi i tyre dhe ka vendosur t’i kthejë një përgjigje.
“Me gjithë respektin, por ku e dëgjuat ju tallavanë nga ne? Kënga “Dasma ime” është popullore qytetare me motive jugu. Ndoshta nuk jeni i informuar mirë me rrymat muzikore. Gjithë të mirat.”- është përgjigja e këngëtares për kritikën e ndjekësit.
