LIFESTYLE, 21 Korrik 2019, 10:51

U tha se ishte ndarë nga i shoqi, Inva Mula poston foton e rrallë në krahë në Hetem Ramadanit



Pas përhapjes me shpejtësi të lajmit se Inva Mula ishte ndarë nga bashkëshorti, biznesmeni Hetem Ramadani, reagoi menjëherë sopranoja.  Ajo theksoi se lajmi nuk është i vërtetë dhe hodhi poshtë këtë thashëethem.

“Për për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në “Google” gjen shpesh lajme për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”, deklaroi Mula.

Së fundmi ajo ka publikuar edhe foto ku shfaqet në krahët e burrit e saj, e qeshur, pas një koncerti. Mesa duket ajo jep mesazhin se martesa e saj po ecën shumë mirë dhe se është e lumtur.