LIFESTYLE, 1 Prill 2019, 00:29

5 sekrete të princeshës Diana, rrëfyer në audiokaseta që i regjistroi vetë

5 sekrete të princeshës Diana, rrëfyer në audiokaseta

Edhe pse 21 vite pas vdekjes së parakohshme të princeshë Dianës, ende ka kureshtje dhe pikëpyetje për jetën personale të Princeshës “së Popullit”.

Pjesa më e madhe e asaj që dimë për jetën personale të princeshës Diana është në sajë të audiokasetave që ajo regjistroi vetë. Sapo e kuptoi se martesa e saj me Princin Charles ishte drejt fundit, ajo dokumentonte anën e saj të historisë në një regjistrues dhe ia dha kasetat  mikut të ngushtë, Dr, James Colthurst.

Ky i fundit ia dorëzoi ato gazetarit Andrew Morton që fjalët e saj mund të bëheshin publike. Nga këto kaseta, Mortoni publikoi biografinë ‘’DIANA: Historia e saj e vërtetë-me fjalët e saj në vitin 1992’’. Askush nuk e dinte se Diana kishte një ndikim të madh në botimin e librit deri pas vdekjes së saj.

Këtu janë disa fakte interesante që ndoshta nuk dinit më parë:

1.Ka patjetër shumë mënyra për të përmirësuar marrëdhënien mes motrash, por nuk jemi të sigurtë nëse ndarja e një të dashuri është njëra prej tyre. Para se Diana dhe Charles të fillonin të njiheshin, ai ka dalë disa herë me motrën e saj, Sarah. Më pas, ajo prezantoi të motrën me princin Charles.

2.Mbretëresha Elizabeth dhe gjyshja e princeshës Diana, Ruth Fermony kanë qenë mikesha. Në fakt gjyshja e Dianës ka punuar për mbretëreshën si një nga zonjat e saj më të besuara.

3.Pema e familjes mbretërore mund të jetë shumë e komplikuar, por sipas hulumtimeve të saj, princeshë Diana dhe princi Charles janë kushërinj të largët, ekzaktësisht ishin kushërinj të 16-të.

4.Në regjistrimet e kasetave, Princesha Diana diskutoi në hollësi martesën e saj. Madje duke e quajtur edhe ditën e saj të dasmës “dita më e keqe e jetës”. Në mënyrë të veçantë, ajo fliste gjerësisht për mungesën e një jete seksuale me partnerin, duke shtuar se ai ishte “shumë i çuditshëm”.

5.Ditën e dasmës ajo ka ngatërruar fjalët e betimeve. Dhe ndoshta kjo ka qenë shenja e parë që kjo martesë nuk do të shkonte mirë. Njerëzit e pranishëm zotohen, që dëgjuan se ajo e quajti burrin e saj “Philip Charles” në vend të “Charles Philip”, duke përzier emrat e tij të parë dhe të mesëm