TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatori i njohur, Ermal Mamaqi, ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin ‘E diell’ ku foli për eksperiencën e tij si producent i filmit ‘Dy gisht mjaltë’ dhe bashkëpunimin në rolet protagoniste me këngëtaren, Elvana Gjata.
Veç kësaj, Mamaqi u ndal edhe tek marrëdhënia e tij e gjatë me bashkëshorten, Amarda Toska, me të cilën ka dy fëmijë.
Pyetjes së gazetarit Ervin Kurti, “Në 9 vite martesë, akoma tek faza e mjaltit je me Amin?” Ermal Mamaqi iu përgjigj:
“Lidhja ime me Amin, në kohën kur ne u dashuruam për herë të parë dhe e kuptuam që ishim për njëri-tjetrin, nuk ka qenë e lehtë, sidomos për mua, por dhe për të. Kemi pasur shumë vështirësi, për disa arsye dhe unë besoj se atë pjesën e keqe që ndodhet poshtë mjaltit, e kemi kaluar, kështu që tani kemi vetëm mjaltë”.
Po ashtu, Mamaqi tregoi edhe një vërejtje që ka ndaj Amit me fëmijët. Sipas tij ajo ia ‘lehtëson’ gjithmonë gjërat djalit.