LIFESTYLE, 1 Prill 2019, 01:12

Rezart Veleshnja tregoi lekët që mori në ‘Dy gisht mjaltë’ dhe s’do e besoni sa pak!

Rezart Veleshnja tregoi lekët që mori në ‘Dy gisht

Kësaj radhe në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ishin të ftuar disa nga aktorët e filmit ‘Dy gisht mjaltë’ dhe i gjithë emisioni u realizua me ta. U fol gjithçka në lidhje me filmin, duke filluar që nga fillesa e deri tek realizimi, por ajo që na tërhoqi vëmendjen është deklarata e Rezart Veleshnjas.

Të gjithë jemi kuriozë kur bëhet fjala për shumat e parave që aktorët shqiptarë marrin për filma që kanë një peshë të tillë, dhe aktori Veleshnja e tha një shumë, por mesa duket me shaka. Ai tha që për këtë film është paguar 200 euro. Sigurisht që kjo është një vlerë qesharake dhe meqë ‘thesi u hap’ edhe Marjana Kondi ka mbajtur të njëjtën linjë me kolegun e saj duke thënë që ajo ka marrë më pak, 50 euro.

Megjithatë se kush ishte më i paguari ‘e morëm vesh’. Aktori, Ervin Bejleri ka arritur në përfundimin se ai ka marrë më shumë lekë për filmin.

“Po pse unë paskam qenë më i paguari?”-është shprehur ai, duke e shoqëruar me të qeshura.

Më pas ka qenë përsëri Rezarti që ka folur me shifra duke thënë që aktori Koço Devole ka marrë 25 mijë euro, por ky i fundit ka ndërhyrë duke treguar një tjetër shifër.

“25 t’i marrësh ti, se mora 50 mijë euro, aq sa mori gjithë filmi”-iu kthye aktori, Koço Devole.

Të gjitha këto ishin pjesë e batutave mes kolegësh, pasi se sa kanë marrë vërtet për këtë film, aktorët kanë vendosur ta mbajnë sekret!