TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski në një intervistë të parë pas arratisjes dhënë nga Budapesti ku ka gjetur strehim, pohon rrugën e arratisjes përmes Shqipërisë, por pa dhënë hollësi nëse kishte pasur ndihmën e dikujt.
Gruevski u paraqit në ambasadën hungareze në Tiranë, nëntorin e kaluar, duke kërkuar azil përpara se të mos vuante një dënim 2-vjeçar për korrupsion.
Ai i tha televizionit maqedonas Sitel se ka ikur për t’u strehuar nga përndjekja e regjimit në vendin e tij dhe jo për të jetuar në Hungari.
Kujtojmë se Gruevski u arratis pasi u dënua me dy vjet burg për korrupsion nga një gjykatë në Shkup.
Nga ana tjetër, Maqedonia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të dhe ka paraqitur një kërkesë për ekstradim tek autoritetet hungareze por kjo kërkesë nuk është pranuar ende nga autoritetet e shtetit ku strehohet.