AKTUALITET, 14 Dhjetor 2018, 21:53

UEFA ndëshkon Federatën Greke, AEK-u iu kthen lekët mbrapsht tifozëve të Bajernit

UEFA ndëshkon Federatën Greke, AEK-u iu kthen lekët mbrapsht

UEFA ka dënuar skuadrën greke të AEK-ut sot, për shkak të veprimit që ka bërë klubi lidhur me biletat për ndeshjen e Championsit kundër Bajernit. Klubi grek rriti përtej limitit çmimet e biletave për tifozët miq, duke u sanksionuar nga UEFA.

AEK-u do të rimbursojë plot 32880 euro, që janë llogaritur 10 euro për çdo biletë të shitur për tifozët miq. Mësohet se kanë qenë plot 3288 tifozë bavarezë të pranishëm në trasnfertën greke.

Ndërsa Federata Greke e Futbollit, është ndëshkuar nga UEFA me 10 mijë euro, për shkak të sjelljeve raciste të tifozerisë greke kundër tifozerisë së Estonisë, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve disa javë më parë.