TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Portieri 22-vjeçar, Entonjo Elezaj, i lindur në Torino, është shumë pranë kalimit të Katanxaro. Skuadra në fjalë ka nevojë për një portier dhe e gjithë vëmendja është te shqiptari, që për momentin është pa skuadër, pasi i ka përfunduar huazimi nga Racing Fondi.
Portieri shqiptar, i datëlindjes 1996, ka luajtur 36 ndeshje në kampionatin e fundit në Serinë C dhe ka bërë një paraqitje të mirë, ndaj dhe Katanxaro kërkon shërbimet e tij.
Elezaj është rritur në akademinë e Juventusit dhe ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Shqipërisë, U-17, U-19 dhe U-21. Tashmë ai kërkon një aventurë të re, ku mund të rritet dhe të hedhë hapa të rëndësishëm për të ardhmen. Katanxaro është një alternativë, por portieri ende nuk ka vendosur.