AKTUALITET, 25 Prill 2021, 12:55

“Ishte si një akt terrorist”, flet “heroi” që neutralizoi shoferin që hyri me makinë në sheshin “Skëndërbej”

“Ishte si një akt terrorist”, flet “heroi” që

Një djalë i ri ka neutralizuar personin, i cili hyri me makinë në sheshin “Skënderbej”.

Për mediat, 20-vjeçari e përshkroi situatën si një akt terrorist.

“Po vinte drejt njerëzve. Unë ndërhyra. Kishte shumën qytetarë përreth. Unë sigurova jetën e qytetarëve. Hyri brenda këtu në shesh.

Në momentin që unë hyra, u ndal personi. Ai u shokua kur i rashë në fytyrë nga xhami. Nuk kam informacion dhe nuk e njoh se kush është. Ishte si një akt terrorist”, tregoi i riu.