AKTUALITET, 25 Prill 2021, 12:30

VIDEO/ Veliaj futet pa radhë për të votuar duke përdorur një gënjeshtër të vogël


Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u pritën në qendrën e votimit nga disa të moshuar që prisnin në radhë për të votuar. Duket se ata e prisnin që kryebashkiaku i rrethuar nga kamerat mund të hynte në radhë dhe ia kanë bërë të qartë që po prisnin aty. “O shokë si jeni? Unë jam të gjashta, jo te pesa” u tha Veliaj, për t’i sqaruar, ndërsa njëri prej të moshuarve që priste në radhë iu përgjigj “Edhe ne te gjashta jemi”. “Atëherë do të presim të gjithë bashkë” dëgjohet të thotë kryetari i Bashkisë së Tiranës në shenjë respekti.

Por kaluan pak sekonda dhe sapo kamerat u bënë gati në korridoret e qendrës së votimit, Veliajt i bënë shenjë që mund të futej dhe ai ashtu bëri, duke shpërfillur qytetarët që prisnin në diell. Video më poshtë:

[video width="832" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2021/04/veliaj-voton.mp4"][/video]