AKTUALITET, 25 Prill 2021, 11:42

Dyshohet se fotografoi votën, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, bllokohet përkohësisht procesi i votimit tek shkolla “Çajupi”

Dyshohet se fotografoi votën, arrestohet 30-vjeçari në

Një qytetar u arrestua sot pasi tentoi të fotografojë votën e tij dhe u pikas nga komisioneret dhe vëzhguesit.

Kjo ka ndodhur tek shkolla Çajupi në Tiranë.

Mësohet se shtetasi Granit Sulko është shoqëruar në Polici.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.04.2021, rreth orës 10:10, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendës së Votimit Nr. 1767, e cila ndodhet në shkollën “Andon Zako Çajupi” se është bllokuar përkohësisht procesi i votimit, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij.

Me vendimin Nr. 1 të datës 25.04.2021, të Qendrës së Votimit, është kërkuar ndihma e Policisë së Shtetit.

Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se shtetasi G. S., 30 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë.

Pasi ka kryer veprimet, ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit.

Shtetasit G. S. i është bllokuar fleta e votimit dhe më pas nga sherbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore.

Në përfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 30 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.

Kujtojmë se fotografimi i votës ditën e zgjedhjeve dënohet sipas ligjit 3 muaj deri 3 vite burg.