AKTUALITET, 25 Prill 2021, 11:19

Drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR-it: Po monitorojmë gjithçka!

Drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR-it: Po monitorojmë

Nga Liceu Artistik në Tiranë, drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve të në Shqipëri, Ursula Gacek, ka thënë se vëzhguesit janë të shpërndarë në të gjithë vendin dhe është monitoruar gjithçka prej pesë javësh tashmë.

Ja çfarë tha Ursula Gacek:

"Kemi vëzhguar të gjithë fushatën zgjedhore. Anëtarët, skuadra e ODIHR është e shpërndarë në të 12 qarqet e Shqipërisë që nga fundi i marsit.

Ne do të mbledhim të gjithë informacionin nga e gjithë Shqipëria dhe përgjigjet e pyetjeve tuaja do të vijnë nesër.

Ne do të kemi një konferencë nesër në orën 15:00 dhe ju do të keni mundësinë që të bëni pyetjet që keni.”