AKTUALITET, 25 Prill 2021, 12:28

Nga Elbasani në Shijak, Meta: Të gjithë të votojnë sipas bindjes së tyre!

Nga Elbasani në Shijak, Meta: Të gjithë të votojnë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga Elbasani shkoi në Shijak, ku në një prononcim shkurt për mediat i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë me qetësi, sipas bindjes së tyre.

“I ftoj gjithë qytetarët e Shijakut të ruajnë qetësinë, në mënyrë demokratike, me mirëkuptim siç e ka në natyre populli i Shijakut.

Dhe t’ja zbardhim faqen Shijakut dhe gjithë Shqipërisë para Europës.

Me qetësi, të gjithë të bëjnë punën e tyre, të gjithë të votojnë sipas bindjes së tyre dhe sipas mendimit të tyre”, tha Presidenti Meta.