AKTUALITET, 25 Prill 2021, 12:18

Meta takon ambasadorin austriak në Elbasan: Sot ditë e festës së Demokracisë!

Meta takon ambasadorin austriak në Elbasan: Sot ditë e festës

Gjatë qëndrimit në Elbasan, Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me ambasadorin e Austrisë Christian Steiner.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ndan foto nga takimi, Presidenti Ilir Meta shkruan se prania e madhe e vëzhguesve ndërkombëtarë në qendrat e votimit është shumë e rëndësishme për integritetin e procesit të votimit, ndërsa apelon qytetarët shqiptarët të marrin pjesë në votime.

Postimi i Metës:

Një takim i ngrohtë në Elbasan, me Ambasadorin e Austrisë, Christian Steiner në këtë Ditë të Festës së Demokracisë.

Prania e madhe e vëzhguesve ndërkombëtarë në qendrat e votimit është shumë e rëndësishme për integritetin e procesit të votimit.

VOTONI! VOTONI! VOTONI!

Një takim i ngrohtë në Elbasan, me Ambasadorin e Austrisë, Christian Steiner në këtë Ditë të Festës së...

Posted by Ilir Meta on Sunday, April 25, 2021