TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditët e fundit, ashtu siç u raportua nga meteorologët, Shqipëria është përfshirë nga një mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu.
Në veri të vendit, janë rikthyer reshjet e dëborës dhe erëra të forta, duke sjellur kështu jo pak dëme.
Burimet nga vendngjarja pēr TPZ.al, na raportojnë shembje të dherave në disa vende përgjatë rrugës së Kombit, duke bllokuar kështu kalimin e automjeteve.
Një video e mbërritur në redaksinë e TPZ.al, na tregon se erërat me intensitet të lartë, kanë arritur të shembin dhe një Lavazh makinash, pranë zonës e quajtur Reps.
6593F5CC-B3CF-48AF-AD71-F9F95C9AEFBB
Po nga të njëjtat burime, mësojmë se po në atë zonë, ka lëvizshmëri toke duke sjellur kështu shembjen e sasive të mëdha dheu.