TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë udhëzime sot për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë jashtë kufijve, mbështetur në rekomandimet e OBSH-së për të parandaluar koronavirusin e ri se "nëse sëmureni gjatë udhëtimit, informoni ekuipazhin dhe kërkoni kujdes mjekësor menjëhërë. Personelit të kujdesit shëndetësor tregojini gjithë historinë e udhëtimit tuaj”.
ISHP po ashtu ka informuar se çfarë është koronavirusi, çfarë simptomash ka dhe si mund të mbrohemi prej tij.
Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë njoftoi qytetarët senë bashkëpunim me OBSH-në po merr masa për të parandaluar hyrjen e virusit në Shqipëri. "Pavarësish se rreziku ynë është më i vogël, sepse nuk kemi linja direkte fluturimi me Kinën, - tha ministrja Manastirliu, - po marrim masa sipas rekomandimeve të fundit të OBSH-së."