AKTUALITET, 27 Janar 2020, 13:38

Ambasadorja e re e SHBA mban fjalën e parë në Tiranë

Ambasadorja e re e SHBA mban fjalën e parë në Tiranë


Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, po jep mesazhin e saj të parë në vendin tonë.

Kim e nisi mesazhin e parë me marrëdhëniet e ngushta dhe të vjetra mes SHBA dhe Shqipërisë, duke thënë se 100 vite më parë, presidenti amerikan ngriti zërin për Shqipërinë, kur askush nuk e bëri.

“Bie pak shi, por pjesa ime është plot me diell. Sot i paraqita letrat kredenciale presidentit dhe patëm një bisedë shumë të mirë me të.

Që të dy theksuam përkushtimin që ndajmë, përforcimin e marrëdhënieve mes dy vende. Jam e nderuar që Trump e Pompeo më besuan këtë detyrë.

100 vite më parë, presidenti i SHBA ngriti zërin për Shqipërinë, kur askush nuk e beri. Më vonë, SHBA hapi rrugën që Shqipëria të anëtarësohej në Ligën e Kombeve”, tha Yuri Kim.