AKTUALITET, 27 Janar 2020, 13:12

Merkel pas takimit me Ramën: Në mars duam dakordësi për fillimin e negociatave

Merkel pas takimit me Ramën: Në mars duam dakordësi për


“Ne duam që këto shtete të përafrohen me BE dhe para se gjithash duam të arrijmë që në takimin e ardhshëm të Këshillit të Evropës në mars të arrijmë një dakordësi për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Kështu ka deklaruar sot kancelaria Angela Merkel, në deklaratën për mediat dhënë gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama, pas takimit mes tyre në Berlin.

Fjala e plotë e Merkel:

Të nderuar zonja e zotërinj,

I uroj mirëseardhjen Kryeministrit, z.Edi Rama. Jam e gëzuar sot që mund të flasim për marrëdhëniet dypalëshe në këtë takim, gjithashtu do të kemi mundësi të kujtojmë dhe tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri.

Shumë njerëz kanë humbur strehët e tyre.

Mbi 50 viktima humbën jetën. Unë jam e gëzuar që Komisioni ka dërguar ftesat për një konferencë donatorësh dhe Gjermania do të marrë pjesë në këtë konferencë.

Bashkëpunimi dhe gatishmëria në rajon për ndihmë ka qenë mbresëlënëse. Megjithatë kjo ishte një goditje e rendë për Shqipërinë. Ne do të flasim për një seri të marrëdhënieve dypalëshe, për marrëdhëniet ekonomike dhe kursin e reformave të Shqipërisë.

Dëshiroj të them në mënyrë të qarte se në lidhje me reformën në drejtësi janë arritur shumë gjëra. Dhe kjo reformë duhet të vazhdojë në mënyrë të tillë që të përmbyllet.

Kjo reformë ka një rëndësi qendrore për të ardhmen e Shqipërisë. Për qeverinë federale gjermane dua të them që ne i përmbahemi qartësisht perspektivës së Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ne duam që këto shtete të përafrohen me BE dhe para se gjithash duam të arrijmë që në takimin e ardhshëm të Këshillit të Evropës në mars të arrijmë një dakordësi për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Te dyja vendet kanë suksese të konsiderueshme.

Dhe këto janë regjistruar nga Këshilli i Evropës dhe ne do të punojmë fort që në mars të arrijmë rezultate. Unë besoj qe e ardhmja e këtyre dy vendeve është në Bashkimin Evropian.

Kjo është dhe në interesin tonë, ai që e shikon mirë hartën dhe njeh kuadrin gjeopolitik ai e di që është mirë për të gjithë sikur një ditë të jenë anëtarë të BE.

Komisioni i ri Evropian synon të jetë dhe një komision që synon të theksojë dhe dimensionin gjeopolitik dhe prandaj kjo i jep edhe më shumë shkas për ta çuar me vendosmëri përpara këtë proces.