TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada amerikane në vendin tonë ka reaguar me një postim në Facebook pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme mes ambasadores së SHBA dhe presidentit të vendit, Ilir Meta.
“Pas ceremonisë, Ambasadorja Kim dhe Presidenti Meta biseduan mbi miqësinë e gjatë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe përsëritën angazhimin e përbashkët për të vijuar përparimin e saj duke u mbështetur në forcën e marrëdhënies sonë”- shkruan ambasada e SHBA në Tiranë, teksa jep disa detaje nga takimi.
Postimi i Ambasadës së SHBA:
Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim i prezantoi letrat kredenciale Presidentit Ilir Meta sot në mëngjes.
Pas ceremonisë, Ambasadorja Kim dhe Presidenti Meta biseduan mbi miqësinë e gjatë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe përsëritën angazhimin e përbashkët për të vijuar përparimin e saj duke u mbështetur në forcën e marrëdhënies sonë.