TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka denoncuar së fundmi se kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla, me urdhër nga lart po spastron administratën nga “armiqtë politike”.
Teksa ka publikuar shkresën që mban firmën e Sallës për ristrukturim, ai shprehet se Kryetari i Bashkisë hakmerret ndaj kundërshtarëve politikë me largime nga puna, për t’i hequr atyre dhe bukën e gojës.
Postimi:
Ja si kryebashkiakët e emëruar nga Rama, spastrojnë administratën nga “armiqtë politikë”, megjithë përbetimet e dikurshme për moscënim të punonjësve!
Me një shkresë analfabetësh juridikë, në të cilën në fillim parashtrohet si arsye “ristrukturimi” dhe më poshtë nxirret “shkelja”, Kryetari i Bashkisë Cërrik, hakmerret ndaj kundërshtarëve politikë me largime nga puna, për t’i hequr atyre dhe mundësinë “e bukës”. Këtë ia kërkojnë “ato lart”.
Këto janë modelet e Ramës në drejtimin e Bashkive:
Të inkriminuar, trafikantë, përdorues kokaine, të paaftë. Dhe krahas këtyre, të jenë përçues të vijës së partisë dhe hakmarrës politikë shembullorë.
Njerëz të tillë të pavotuar, por të emëruar, e konsiderojnë detyrën si pushtet të dhënë dhuratë dhe shkelin mbi çdo vlerë njerëzore.
