AKTUALITET, 11 Qershor 2020, 11:41

Ishin te i afërmi, infektohet me koronavirus familja në Durrës

Ishin te i afërmi, infektohet me koronavirus familja në Durrës


Rastet me koronavirus vijon të jenë prezentë në qytetin bregdetar të Durrës. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar katër raste të reja duke e çuar në 16 numrin e personave aktivë në këtë qytet.

Katër të infektuarit me Covid janë pjesëtarë të së njëjtës familje të cilët dyshohet se janë infektuar nga një i afërm i tyre në Tiranë, raporton Abc News

Fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe ndodhet të vetkarantinuar në banesë.

Ndërkohë këtë të enjte në vendin tonë janë konfirmua 44 raste të reja me koronavirus dhe një vīktimë.