AKTUALITET, 11 Qershor 2020, 11:09

Prej gjashtë ditësh në terapi intensive, humb jetën 59-vjeçari nga Lushnja

Prej gjashtë ditësh në terapi intensive, humb jetën


Një 59 -vjeçar nga Lushnja ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ai ishte shtruar prej gjashtë ditësh në terapi intensive.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej gjashtë ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19.

59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”, bëri me dije ministria.