TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish ministrja e Integrimit Klajda Gjosha reagon në lidhje me protestën e sotme të biznesit të vogël, i cili uli qepenat.
Ish ministrja shprehet se nuk është kundër taksave, sepse shteti mbahet me to, por duhet një bazë logjike e aplikimit.
“Nuk jam kundër taksave sepse e di që shteti mbahet me to por ka një analizë, ka një bazë logjike se si ato aplikohen, pasi me këto ritme do të shohim se shumë shpejt mbi gjysma e shqiptarëve do ta gjejnë veten të papunë”, shprehet ish ministrja.
Ministrja shton se mes bizneseve që protestuan ka nga ata që do të mbyllin qepenin përgjithmonë.
Reagimi i plotë i Klajda Gjoshes:
Biznesi sot ka gjithë të drejtën të protestoj dhe të kërkoj atë çka po i merret çdo ditë, nëpërmjet taksave dhe gjobave që vendosen pa mëshirë.
Biznesi vogël duhet të protestoj jo vetëm për ekzistencën e tij jetike por edhe për mbrojtjen e konsumatorit, duke i dalë në krah qytetarëve. 20% TVSH do të thotë të paguash më shumë në një kohë kur rritje pagash nuk ka, e rritje pensionesh jo e jo! Qytetarët do paguajnë më shumë për produktet bazike për jetën, ndësa biznesi i vogël do të endet mes sakrificave për të mbijetuar. Ka nga ata që do të mbyllin qepenin në formë proteste por mes tyre ka biznese që do të mbyllin qepenin përgjithmonë!
E përveç TVSH-së askush nuk ka menduar të shoh se cfarë po ndodh me taksat e tjera lokale që shtohen çdo ditë mbi biznesin, mbi qytetarët. Taksa e arsimit dhe taksa e pastrimit sot kanë një kosto prej 67.000 Leke. Nuk jam kundër taksave sepse e di që shteti mbahet me to por ka një analizë, ka një bazë llogjike se si ato aplikohen, pasi me këto ritme do të shohim se shumë shpejt mbi gjysma e shqiptarëve do ta gjejnë veten të papunë.
Sot jam në krah të biznesit të vogël, sot jam në krah të mbrojtjes së tyre!