AKTUALITET, 3 Maj 2018, 14:52

Ish ministri i LSI-së: Saimir Tahiri ishte dinjitoz!

Ish ministri i LSI-së: Saimir Tahiri ishte dinjitoz!

Pas lënies së mandatit të deputeti nga Saimir Tahri, ka reaguar dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Në një reagim të shkurtër në Facebook, Manjani shkruan se ky është një qëndrim dinjitoz i tij dhe meriton respekt.

“Nuk më intereson fare ka apo jo konspiracion politik! Qendrimi i sotëm i Sajmirit ishte dinjitoz! Pikë! Meriton respekt, qoftë dhe për kaq!” shprehet Manjani.

Në konferencën për mediat, Tahiri sulmoi në grup të gjithë klasën politike, përfshirë edhe kryeministrin Rama edhe presidentin Ilir Meta.