TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një vendim tërësisht personal të Saimir Tahirit, e ka quajtur Taulant Balla, vendimin e ish ministrit për të lënë mandatin e deputetit dhe për të vijuar betejen me drejtësinë si një qytetar i lirë.
Ne nje deklarate per mediat, Balla ka theksuar se vendimi i marre nga Tahiri respektohet teresisht.
“Vendim tërësisht personal i Tahirit, e respektojmë tërësisht dhe ripërsëris atë që kemi thënë këtu e 6 muaj më parë, se kjo është një cështje tërësisht me Tahirit dhe drejtësisë, as e jona dhe as e kësaj opozitë gojështhurur që në cdo rast dhe mundësi gjen argumente për baltën e radhës kundrejt punës së rëndësishme që ka vendi në rrugën drejt hapjes së negociatave. Këta janë në beteje për t’i prishur punë vendit për vendimin e 28 qershorit”- tha Balla.