AKTUALITET, 10 Janar 2019, 15:04

Ish-ministri i Drejtësisë: Për çfarë është 'ndjesa' e Ramës për Kosovën?!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjan,i ka reaguar me “habi”, për sjelljen agresive të kryeministrit Rama ndaj presidentit Meta dhe nuk ka munguar ta kritikojë këtë qendrim. Rama reagoi ashpër dhe e sulmoi Presidentin Ilir Meta pak më herët, pasi ky i fundit nuk i dekretoi kandidatin e zgjedhur për ministër të Jashtëm, Gent Cakajn.

“Ndjesë Kosovës”,thotë zotëria! – ironizon Manjani, duke cituar mesazhin e Ramës në Twitter. - Po për çfarë?! Që ai është në anën e Vuçiçit në dialogun e kufijve?!  Apo, që u ka shtrenjtuar kosovarëve daljen në det?! Jo jo, qënka për mosdekretimin e Gent Cakajt... T’rujt zoti shëndetin, i thonë kësaj pune!

P.s. Pretendimi për shkeljen e Kushtetutës është më qesharaku. Bëhet nga “mrekullia e konstitucionalizmit” në këtë vend!"- përfundon Manjani.

Ky ishte mesazhi i kryeministrit, që nxiti reagimin e tij.

Image