AKTUALITET, 28 Korrik 2018, 14:03

“Check up-i dështoi, 6.4 milionë euro për 4 mijë analiza të pakryera”. Demokratët kërkojnë anulimin

“Check up-i dështoi, 6.4 milionë euro për 4 mijë

Partia Demokratike është shprehur e vendosur për të anuluar koncenisonin e Check-up-it të konsideruar të dështuar prej saj. Në një dalje publike për mediat, deputetja Albana Vokshi  u shpreh ndër të tjera se në tri vite Vilma Nushi është paguar 6.4 milionë euro për mbi 4 mijë analiza të pakryera.

“PD është e vendosur që të anulojë koncensionin e dështuar të check-up dhe çdo koncension tjetër dhe çdo qindarkë të grabitur do t’ua kthejë qytetarëve. Rama erdhi me premtimin e shëndetësisë falas. Check up-i dështoi dhe analizat të pasakta. Vilma Nushi paguhet edhe nese nuk behet check up. Vilma nushi është klientja e sponsorizuesja e Ramës. Por vetëm 26% e perfituesve kanë kryer check up. Në tri vite Vilma Nushi është paguar 6.4 milionë euro për mbi 4 mijë analiza të pakryera. Komisioni i check-up ka dështuar. Dështimi i Ramës për këtë sistem është skandaloz. Dështimin e këtij komisioni e ka konfirmuar edhe KLSH që ka kërkuar të bëhet sërish kontrata. Rama ka urdhëruar që të mos bëhet koncesioni. PD ka një mendim; koncesioni duhet të anulohet” tha Vokshi.