TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-së, Luciano Boçi ka publikuar disa mesazhe që sipas tij u janë dërguar mësuesve dhe nxënësve të Tiranës, të cilët kanë detyrim të marrin pjesë në festimet e Ditës së Verës të organizuara sot në kryeqytet.
Sipas Boçit kjo është propagandë bajate që kërkon të stimulojë mesazhin e një Shqipërie fanar të lumturës dhe gëzimit.
“Nxënësit e mësuesit e shkollave të Tiranës urdhërohen të dalin të organizuar me kuadrate për ditën e verës së deformuar. Disa nga mesazhet e ardhura nga mësuesit, po jua sjell në foto. Propaganda bajate kërkon të stimulojë imazhin e një Shqipërie fanar lumturie e së cilës po i “plas gëzimi dhe e mira nga sytë,”-tregon Boçi.
“Jetojmë e punojmë si në rrethim”; “Rroftë Shqipëria e lumtur Rilindase”; “Me partinë në ballë, përpara për fitore të reja”; Këto do jenë disa nga parrullat që do shpalosen sot në ditën e verës.
Por ndërrimi grotesk i kalendarit të ditës së verës nga 14 Mars në 17 Mars nuk është i padëgjuar. Ka ndodhur në Korenë e Veriut.
Korea e Veriut është në vitin 108, jo 2019, sepse vendi i shënon vitet sipas kalendarit Juche, i cili u prezantua në vitin 1997 dhe bazohet në datën e lindjes së Kim Il-sung: 15 prill 1912. Viti 1912 përdoret si Juche 1 dhe nuk ka Juche 0. Tiranën sot do ta ketë zili vetë Pheniani”, shkruan Boçi.
