AKTUALITET, 29 Korrik 2019, 13:14

Ironia e Vasilit: Edi Rama themeloi Partinë Komuniste në 1941

Ironia e Vasilit: Edi Rama themeloi Partinë Komuniste në 1941


Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka ironizuar kryeministrin Edi Rama ku shkruan se: Duke qenë edhe Skënderbe, dihet që edhe Besëlidhjen e Lezhës e bëri Edi Rama!?

Sipas Vasilit duhet të marrin fund historitë me grupet komuniste dhe me Enver Hoxhën.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Fakte te reja!!

Pluralizmin ne Shqiperi e beri Edi Rama!?

Duke qene edhe Skenderbe dihet qe edhe Beslidhjen e Lezhes e beri Edi Rama!?

Zbulohet edhe nje fakt i ri!!

Edhe Partine Komuniste ne 8 Nentor 1941 e themeloi vete Edi Rama,ndaj jepini fund ketyre historive me grupe komuniste dhe me Enver Hoxhen.

-Te ruhen shume edhe italianet, sepse kane dale fakte, qe edhe Romen e themeloi Edi Rama,ndaj ti lene keto legjendat me Enean e Trojes si themelues i Romes.