AKTUALITET, 5 Mars 2019, 19:36

Bylykbashi: Fjalët kanë mbaruar, Ramës mund t'i vënë fre vetëm protestat popullore përpara zyrës së tij

Bylykbashi: Fjalët kanë mbaruar, Ramës mund t'i

Oerd Bylykbashi, ka qenë i ftuar në ABC News, ku ka folur për protestën e opozitës dhe deklaratat e kryeministrit Rama sot në parlament. Bylykbashi tha se Rama nuk ka asnjë vullnet për dialog, por vullneti i tij është kapja e të gjithë pushteteve.

“ Edi Rama thotë se do marrë pushtetin në 61 bashki, do ndërroj Kodin Zgjedhon në mënyrë të njëanshme, mendoni se ju se Rama është i gatshëm për dialog?! Ai është personi i fundit për një negociatë apo dialog. Ne nuk na intereson pushteti në tavolinë dhe pushteti vjen nëpërmjet zgjedhje. Këtë e prodhojnë vetëm zgjedhjet e parakohshme pa Ramën”.

Bylykbashi u shpreh se tërmeti politik sapo ka filluar dhe se e vetmja mënyrë për të frenuar pushtetin e pakufijshëm të Ramës, janë protestat masive të qytetarëve.

"Fakti që ka ndodhur një zhvillim kaq i madh politik me pasoja tektonike dhe tërmet sapo kanë filluar dhe Rama nuk mund të qëndrojë dot. Kjo ngrehinë shpejt do të bjerë. Tërmet vetëm kanë filluar dhe më i madhi nuk ka ardhur ende. Është një etapë shumë e rëndësishme dhe do demonstrojë fuqinë në rritje të opozitës shqiptare. Njerëzve u ka ardhur shpirti në majë të hundë. Më 16 Mars do jetë një demonstrim i madhe që ka opozita. Fjala ka mbaruar dhe sot Rama nuk ka institucion tjetër që ti vëre fre përveç protestave të mëdha para zyrës së tij".

/TPZ.al/