AKTUALITET, 5 Mars 2019, 20:35

FOTO/ 'Don Corleone albanese', shqiptarët e Italisë 'e mbysin' Ramën para intervistës në RAI

Sonte pranë mesnatës, kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar në emisionin “Porta a Porta” në Rai 1 ku do të flitet për aktualitetin politik në vend.

Moderatori Bruno Vespa ka postuar në rrjetet sociale një video ku tregon të ftuarin e mbrëmjes dhe arsyet, ndërsa menjëherë pas kësaj kanë shpërthyer komentet negative në adresë të kreut të qeverisë, të gjitha në gjuhën italiane.

“Bën mirë Bruno Vespa se e ka furnizuar Italinë me Kanabis dhe krim”, shkruan një komentues.

“Mirëmbrëma zoti Vespa, a mund ta pyesësh Kryeministrin Rama, si mundet që vendi më i varfër në Europë, me adminsitratën më luksoze në botë”, i kërkon një tjetër.

Disa prej komenteve më interesante në Facebook-un e “Porta a Porta” mund ti shihni më poshtë.