AKTUALITET, 17 Qershor 2020, 12:32

Instituti i Shëndetit Publik apel qytetarëve: Mos neglizhoni asnjë shenjë të koronavirusit. Mbani maska!

Instituti i Shëndetit Publik apel qytetarëve: Mos neglizhoni


Instituti i Shëndetit Publik përsërit edhe njëherë masat që duhet të marri të gjithë qytetarët, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

ISHP shkruan në “Facebook” se qytetarët duhet të ruajnë distancën nga njëri-tjetri, si dhe të mbajnë maska. Sipas ISHP, askush nuk duhet të neglizhojë asnjë shenjë të sëmundjes.

Mesazhi i ISHP:

Ruani distancën nga njëri tjetri;

▫️Mbani maska ku nuk është e mundur të ruhet distanca;

▪️Dezinfektoni shpesh sipërfaqet;

▫️Bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë;

?? Mbroni veten dhe të tjerët në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e COVID19.

?Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të ? COVID-19, telefononi në numrin e ? Urgjencës Kombëtare ? 127.