AKTUALITET, 17 Qershor 2020, 11:49

Dy raste të reja me koronavirus, kryeministrja e Zelandës së Re nxjerrë Ushtrinë në terren

Dy raste të reja me koronavirus, kryeministrja e Zelandës së Re


Ushtria e Zelandës së Re tani do të drejtojë operacionet kufitare dhe do të sigurohet për zbatimin e rregullave të karantinës, pasi në vend rezultuan dy raste të reja me koronavirus.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se shefi i mbrojtjes Darryn Webb do të jetë në gjendje të përdorë burime ushtarake dhe personel, nëse është e nevojshme.

Ajo shtoi se kontrollet kufitare duhet të jenë të rrepta dhe të disiplinuara, ndërsa theksoi se rastet e reja me COVID-19 përfaqësuan “një dështim të papranueshëm të sistemit”.

Rastet e reja ishin dy gra që mbërritën në vend nga Britania e Madhe përmes Australisë, por nuk ishin testuar sipas rregullave të qeverisë.