TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë që dita e sotme ka shënuar ulje të rasteve të konfirmuara pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit, krahasuar me një ditë më parë, situata në Infektiv është shqetësuese.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se “Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, nëntë prej tyre janë në terapi intensive ndërsa tre janë të intubuar”.
Vete shefja e Infektivit, në një vdieomesazh theksoi sot se situata është shqetësuese dhe numrat e të shtruarve kanë ardhur në rritje, ndaj tërhoqi vëmendjen për shumë kujdes, distancim fizik dhe mbajtje të maskës si e vetmja armë mbrojtëse.
Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
COVID-19 – Statistika (17 Qershor 2020)
Testime totale 21510
Raste pozitive 1722
Raste të shëruara 1077
Raste Aktive 608
Humbje jete 38 (Qarku Tiranë 22, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)