AKTUALITET, 17 Qershor 2020, 09:31

Katër raste me koronavirus në Durrës

Katër raste me koronavirus në Durrës


Në Durrës janë konfirmuar edhe katër raste të tjera me koronavirus. Abc News raporton se rastet janë konfirmuar: një në Sukth dhe tre në Durrës.

Të gjitha janë raste nga zinxhiri i kontakteve. Pra, nuk ka vatra të reja infeksioni.

Të infektuarit e radhës, janë zbuluar me anë të hetimit epidemiologjik, ndërsa tamponi u është marrë ditën e djeshme.

Sot u regjistrua gjysma e numrit të rasteve, pasi ditën e djeshme u regjistruan tetë të infektuar.