AKTUALITET, 17 Qershor 2020, 09:56

Tre fluturimet që do të bëhen sot nga Rinasi, Tirana International Airport: Këto janë desticacionet

Tre fluturimet që do të bëhen sot nga Rinasi, Tirana


Tirana International Airport ka njoftuar se ditën e sotme do të bëhen tre fluturime vajtje dhe kthim. Destinacionet janë Athinë, Frankfurt dhe Vjenë.

TIA sqaron se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet europiane.

Njoftimi i plotë:

Fluturimet e konfirmuara 17.06.2020 Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme janë: Aegean Airlines – Fluturimi për në Athinë dhe kthim.

Air Albania – Fluturimi për në Frankfurt dhe kthim. Austrian Airlines – Fluturimi për në Vjenë dhe kthim.

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës.

Maskat janë të detyrueshme. Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare. Ju faleminderit për bashkëpunimin!