AKTUALITET, 17 Qershor 2020, 11:33

VIDEO/ Rama akuzon opozitën për përhapjen e koronavirusit, por kush po i grumbullon njerëzit

VIDEO/ Rama akuzon opozitën për përhapjen e koronavirusit, por


Grida Duma ka publikuar një video duke iu përgjigjur akuzave të Ramës se opozita me tubimet dhe mosrespektimi i masave nga qytetarët kanë sjellë rritjen e rasteve me COVID-19.

Duma ka nxjerrë pamje nga grumbullimet tek inaugurimi i Parkut Rinia, grumbullimet e qytetarëve tek Postat, dhūnën tek Teatri apo në Velipojë.

Sipas ish-deputetes demokrate, Rama dhe njerëzit e tij janë përgjegjësit e vetëm për rritjen e rasteve me COVID-19 për disa interesa të caktuara.