AKTUALITET, 26 Mars 2019, 20:55

Instagrami del nga moda, kush është aplikacioni i ri që e zëvendëson

Instagrami del nga moda, kush është aplikacioni i ri që e

Tashmë Instagrami nuk është më në “modë”. Aplikacioni i ri kinez ‘Tik Tok’ po konkurron fortë Instagramin duke e bërë atë një nga aplikacionet më të shkarkuara në një kohë të shkurtër prezantimi.

Me këtë aplikaion mund të publikohen video të shkrutra deri në 80 sekonda të cilat më pas mund të ripostohen sërish në Twitter apo Instagram.

Gjithashtu aplikacioni u jep mundësi përdoruesve të vendosin muzikë në videot që publikojnë, t’i ngadalsojnë, t’i shpejtojnë apo dhe t’i editojnë filtrat e tyre.

Në këtë aplikacion të ri kinez përdoruesit mund të komentojnë në video dhe të ndjekin miqtë.

Deri më tani aplikacioni Tik Tok është shkarkuar 80 milionë herë në SHBA dhe rreth 800 milionë herë në të gjithë botën.