AKTUALITET, 4 Tetor 2020, 20:58

Infektohet me Covid drejtuesja e shërbimit social në Elbasan, ndërpritet shërbimi për qytetarët

Infektohet me Covid drejtuesja e shërbimit social në Elbasan,


Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror në Elbasan, Marsida Haxhiu ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se për momentin është karantinuar i gjithë stafi deri në marrjen e tamponit.

Ndërkohë po ashtu mësohet se shërbimi për qytetarët në këtë institucion do të ndërpritet.

Kujtojmë që Elbasani në përditësimin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë rezulton se ka 4 raste pozitive.